Kronikë Lajme

Zjarret e mëdha “pushtojnë” zonën e Delvinës

Një zjarr i madh ka rënë në Delvinë të Shqipërisë. Në 48 orët e fundit një zjarr i madh është përhapur afër Delvinës që kërcënon zonën e Syrit të Kaltër. Zjarri ka marrë përmasa të mëdha, dhe forcat zjarrfikëse që janë nisur nga Saranda, Delvina dhe Gjirokastra  nuk mund ta kontrollojnë atë.

Autoritetet lokale në rajon iu drejtuan Konsullatës Greke në Gjirokastër  të mërkurën pasdite duke kërkuar ndihmën e Greqisë me forcat tokësore dhe ajrore.

Pas komunikimit me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në kuadrin e marrëveshjeve bilaterale me Shqipërinë, Departamenti i Zjarrit të Greqisë u udhëzua të përgatiste forca operuar në Delvinë.

Zjarri ka marrë dimensione të pakontrollueshme. Shumë puse të vjetra të naftës janë në zonë, të cilat rrezikohen nga momenti në moment.

Në fshatin Kardhikaq rrezikohen banesat dhe rreth 400 – 500 koke bagëti. Duke qenë se terreni paraqitet i vështirë, ambualncat e kanë të vështirë të ndëhyjnë. Shuarja e zjarrit mund të bëhet vetëm me mjete nga ajri.

Related posts

Armand Shkullaku: Një skenar nëse bëhen zgjedhjet, çfarë do ndodh

Klaudia gotanews

Gabriel Barbosa i kërkon Inter t’ia japë edhe një mundësi tjetër.

Christian news

Ritme që do na shoqërojnë gjithë verën, Gent Fatali publikon këngën e re

emanuela
Na Kontaktoni!