Aktualitet Lajme Politikë

Zjarret masive, reagon presidenti Meta

Pas perhapjes masive te zjarreve ne disa qarqe, si ne Gjirokastër dhe Lezhë, presidenti i vendit, Ilir Meta reagon i shqetesuar dhe ben thirrje te forte per institucionet te koordinohen ne kohe per te perballuar me efikasitet situaten.

“Presidenti Meta inkurajon personelin e Forcave të Armatosura dhe të Ministrisë së Brendshme, njësitë e Emergjencave Civile, si dhe drejtuesit e pushtetit vendor në këto qarqe, për marrjen e menjëhershme të të gjitha masave efektive të emergjencës, për të neutralizuar vatrat e zjarrit dhe për t’iu ndodhur pranë qytetarëve të cilët mund të rrezikohen nga përhapja masive e tyre”- thuhet ne reagimin e kreut te Shtetit.

REAGIMI I METES 

Presidenti i Republikës Ilir Meta është duke ndjekur me shumë shqetësim situatën aktuale të shkaktuar nga përhapja masive e zjarreve në disa qarqe të vendit, veçanërisht në Gjirokastër dhe Lezhë.

Presidenti Meta inkurajon personelin e Forcave të Armatosura dhe të Ministrisë së Brendshme, njësitë e Emergjencave Civile, si dhe drejtuesit e pushtetit vendor në këto qarqe, për marrjen e menjëhershme të të gjitha masave efektive të emergjencës, për të neutralizuar vatrat e zjarrit dhe për t’iu ndodhur pranë qytetarëve të cilët mund të rrezikohen nga përhapja masive e tyre.

Presidenti Meta duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe të natyrës, u bën thirrje dhe nxit institucionalisht autoritetet qendrore e vendore, për koordinimin në kohë, me qëllimin përballimin me efektivitet të situatës, për t’u ardhur në ndihmë zonave të prekura nga zjarret, veçanërisht për eliminimin e rrezikut për jetët e qytetarëve.

Related posts

Meta refuzoi shkarkimin e Mynyr Konit, reagon Shahini

Mila

Prokurori Gentian Osmani para KPA, Komisioneri Publik kërkon shkarkimin

Xhensila Gotanews

Veseli: S’do lejoj që Kosova të dalë pa dinjitet

Mila
Na Kontaktoni!