HomeAktualitet

Zjarret, Shqipëria jep 100 mijë euro ndihmë për Greqinë

Qeveria shqiptare ka akorduar një shumë prej 100 mijë eurosh për shtetin grek, si ndihmë për të përballuar tragjedinë që lanë pas zjarret në Athinë, ku deri më tani numërohen 80 të vdekur dhe qindra të plagosur.

Në vendim, thuhet se shuma jepet për lehtësim e pasojave të dëmeve të shkaktuara nga zjarret masive të muajit korrik 2018 në Republikën e Greqisë.

Ky fond do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2018.

Kryeministri Rama shkruan në Facebook: “Shqipëria ndjehet veçanërisht pranë Greqisë fqinje në këto orë tragjike për ata që humbën të dashurit e tyre dhe po përballen me pasojat e dhimbshme të një zjarri të tërbuar! Qeveria Shqiptare sapo aprovoi një donacion në shenjë solidariteti me vëllezërit e motrat tona”/shekulli.com.al


TË NGJASHME