HomeLajmi i Fundit

Zjarri në banesën në Shkozë, si shpëtuan prindërit dhe tre fëmijët e vegjël

Banesa në katin e pestë të një pallati në banesat sociale në Shkozë është përfshirë nga flakët këtë mëngjes.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Ne momentin e ngjarjes në banesë kanë qenë çifti i bashkëshortëve dhe 3 fëmijët e tyre, të cilët kanë shpëtuar mrekullisht dhe pa lëndime. Raportohet se zjarri si fillim kishte rënë në kuzhinë, për t’u përhapur më pas në të gjithë banesën, raporton BW.

Brenda apartamentit është shkrumbuar gjithçka, e deri tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Mësohet se kanë qenë fqinjët që kanë parë zjarrin dhe kanë zgjuar nga gjumi personat brenda ne kete banese.

Screenshot_6-25
Screenshot_11-17
Screenshot_12-14
Screenshot_13-14
Screenshot_14-14

i