HomeLajmi i Fundit

Zjarri shkrumbon magazinën me bimë medicinale në Shkozë

Një zjarr i madh ka përfshirë këtë mesditë një magazinë me bimë medicinale, në zonën e Shkozës, në kryeqytet. Raportohet se flakët e mëdha kanë shkrumbuar totalisht magazinën.

Nuk dihet ende shkaku i zjarrit, por në vendngjarje kanë shkuar disa zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.