HomePolitikë

Zv.kryeministri: Në garazhet e Tiranës janë sharruar kolonat

Zëvendëskryeministri, Erion Braçe ka deklaruar sot ne mbledhjen e kabinetit per situaten pas termetit, se qytetarët i janë ankuar per gjendjen ne pallatet e tyre, pasi sipas tij ne garazhet e pallateve janë sharruar kolona për të krijuar hapësira për parkimin e mjeteve.

“Çdo të bëhet me shtesat me leje apo pa leje qe jane bere mbi pallatet e ndertuara para viteve 1990? Për mendimin tim aq sa kam parë, tek ato që janë bërë me leje sipas ekspertëve rrezikojnë strukturën e pallatit që sot është në rregull, por rrezikon më tutje, ata zyrtarë që kanë këto gjëra duhet të mbajnë përgjegjësi. Atje ku janë pa leje, po prapë të mbajnë ata që i kanë bërë. Duhet marrë një vendim teknik se çfarë do të bëhet me shtesat mbi lejet e ndërtimit që rrezikojnë pallatet”- tha Braçe.

Sipas tij, gjatë fazës së kontrollit duhet të mbahet parasysh edhe ky fakt. Ai eshte ankuar se ne Tirane ndertuesit nuk jane paraqitur sipas thirrjes, e me pas te marre pergjegjesi per demet qe jane shkaktuar dhe po bejne banoret vete suvatime neper muret qe kane shkerthyer.

“Procesi në Tiranë duhet të vihet nën  kontroll dhe të mos lejohen qytetarët të kryejnë punime që nuk janë të certifikuara. Ndertuesit nen supervizionin tone duhet te fillojne te  bejne ndehyrjet sa me pare te jete e mundur. Këtu në Tiranë unë kam marrë një seri shqetësimesh, shqetësime qe lidhen me atë që nuk duken, kryesisht me garazhe, ku janë levizur e sharruar kolona per t’u hapur vende. Janë raste sporadike, por ne duhet t’u përgjigjemi së bashku me ata që janë përgjegjës, pra me ndërtuesit, per tu dhene siguri banoreve. Nuk kanë përmasën e Durrësit as në sasi, por as në përmasën e dëmit. Duhet t’u japim garanci njerëzve”-tha Brace..


TË NGJASHME