HomeRajon

Zv.ministria serbe: Bombardimet e NATO-s ishin gjenocid/ Shkarkohet nga Haradinaj

Kryeministri Haradinaj ka njoftuar se ka liruar nga detyra zëvendësministren serbe në Ministrinë e Drejtësisë, Vesna Mikiq.
Zv.ministre e Drejtësisë, në mbrëmjen e të dielës, kishte lëshuar një deklaratë të hapur në Facebook ku cilësoi bombardimet e NATO-s si gjenocid ndaj serbëve.

Haradinaj mori një vendim të menjëhershëm, duke e shkarkuar atë. Shpjegimin e kësaj zgjedhje ai e bëri publike duke shkruar:

“Në Qeverinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës, nuk kanë vend individët, pavarësisht përkatësisë etnike, që denigrojnë vlerat e përbashkëta euro-atlantike. Aq më tepër kur shteti i Kosovës është krijuar pikërisht në bazë të këtyre vlerave. Deklarata e zëvendësministres në Ministrinë e Drejtësisë, Vesna Mikiq, se bombardimet e NATO-s ishin gjenocid ndaj shtetit dhe popullit serb, janë të papranueshme dhe përkojnë me gjuhën e urrejtjes, që sanksionohen me Kushtetutë dhe ligj. Prandaj, sot kam liruar nga detyra zëvendësministren Mikiq.”


TË NGJASHME