HomePolitikë

Zv.ndihmës sekretari amerikan do të vizitojë Tiranën

Zv.ndihmës sekretari amerikan Matthew Palmer do të vizitojë Tiranën javën e ardhshme, si pjesë e një vizite rutinë në Ballkan.

Mësohet se Palmer do të jetë në Tiranë në datën 9 prill dhe do të takojë kryeministrin Edi Rama dhe liderin e opozitës Lulzim Basha.

Kjo vizitë vjen në një kohë kur situata politike në vend vijon të jetë mjaft e tensionuar.  Opozita e bashkuar ka djegur mandatet ndërsa ka paralajmëruar edhe protesta të vazhdueshme në vend.

Mbetet për t’u parë se si do të ndikojë vizita e zyrtarit të lartë amerikan në situatën politike, pasi dy vjet më parë kriza politike para zgjedhjeve parlamentare u zgjidh nga një tjetër zyrtar amerikan.


TË NGJASHME