HomePolitikë

Zv.ndihmës sekretari amerikan sot në Tiranë/ A do marrë fund kriza politike?

Pritet të vijë ditën e sotme në Tiranë zv. ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer. Palmer vjen në Shqipëri në një kohë kur opozita e bashkuar ka djegur mandatet ndërsa ka paralajmëruar edhe protesta të vazhdueshme në vend, ndërsa mazhoranca po përgatitet për zgjedhje.

Takimin e parë zyrtari amerikan mësohet se do ta ketë me kryeministrin Edi Rama të hënën, ndërsa të martën e 9 prillit, pritet të takohet me Presidentin Ilir Meta. Në të njëjtën ditë, Palmer do zhvillojë një bisedë me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe drejtuesen e LSI-së, Monika Kryemadhi.


TË NGJASHME