HomeLajmi i Fundit

Zvicër, 3 të vdekur, dy prej tyre ishin marrë peng nga autori

Policia zvicerane ka deklaruar se në një apartament në Cyrih, një njeri i armatosur u ka marrë jetë dy grave, të cilat më parë i kishte marrë peng, dhe më pas është vetvrarë.

Policia tha se në qytetin më të madh të Zvicrës, 60 vjeçari zviceran i mori gratë peng të premten herët. Ai u tha policisë se kishte dy pengje dhe kërcënoi se do t’i vriste, nëse policia nuk do të largohej.

Pas rreth tre orësh, ai tha se do të heqë dorë së shpejti nga veprimi pengmarrës. Por pastaj të shtënat u dëgjuan. Policia hyri në apartament dhe gjeti një burrë dhe dy gra me plagë të rënda. Të gjithë vdiqën në vendngjarje.

Policia konfiskoi një pistoletë e cila me gjasë u përdor për vrasjen e këtyre personave. Nuk kishte asnjë informacion për ndonjë motiv të mundshëm.

Gratë ishin 34 dhe 38 vjeç. Kombësia e tyre nuk dihet ende