HomeLajmi i Fundit

Zvicër/ Helmon burrin dhe tenton ta mbysi me kabllo, dënohet me 16 burg shqiptarja

Në Gjykatën e Qarkut Zyrih, në Zvicër, po zhvillohet hetimi mbi një tentavtivë për vrasje në familje. Kësaj here rolet e zakonta ndryshojnë, pasi ka qënë bashkëshortja ajo që ka tentuar të mbysi bashkëshortin.

Bëhet fjal për një çift shqiptar nga Kosova, të cilë jetonin prej vitesh në Zvicër. Prokurori ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së enjte pasi gruaja ka tentuar që të vrasë burrin. Ai ka kërkuar që kosovarja, me profesion ndihmës infermiere të dënohet me 16 vjet burg dhe 15 vjet dëbim nga Zvicra për veprën penale tentim vrasjeje.

Sipas akuzës, gruaja ka tentuar të mbysë të shoqin duke i dhënë pijen me një përzierje helmuese barnash. Por pasi faza e parë e planit nuk kishte funksionuar ajo ka provuar që ta mbysë burrin duke i lidhur në qafë një kabllo.

“Ky është një shembull i dorës së parë i një tentim vrasjeje me helmim”, ka thënë prokurori.

Gruaja kishte një motiv të qartë, ishte ai i xhelozisë. Të dy bashkëshortët kishin investuar një shumë të madhe parash, duke blerë prona në Kosovë, për të realizuar një projekt. Burri sakaq kishte gjetur një të dashur në Kosovë dhe kishte dashur t’ia kalonte asaj bashkëpronësinë e shtëpive atje. Nisur nga kjo gruaja kishte marrë vendimin e prerë për ta zgjidhur këtë problem: duhet të hiqet qafe bashkëshorti.

Po ashtu edhe burri 48-vjeçar u akuzua nga prokurori për veprën penale “Purdhunimi”, vepër e cila do ti kushtojë burrit 4 vjet heqje lirie, dhe 10 vite vjet dëbim nga Zvicra.

“Ai ishte egoist dhe i dhunshëm në marrëdhënien seksuale”, thotë prokurori. Sipas tij, ai e ka poshtëruar gruan gjatë lojërave seksuale.

Palët mbrojtëse të dy të akuzuarve, kanë pretenduar pafajësinë e plotë për secilin klient, por avokati i gruas ka thënë se kjo martesë ishte thjeshtë një martirizim i gruas.

“Ajo është viktima, ai është dorasi”, ka thënë avokati. Sipas tij, klientja e tij kishte vepruar në vetëmbrojtje.

Burri kishte mohuar akuzat, duke thënë se të gjitha janë gënjeshtra, dhe e cilëson veprimin e gruas si të motivuar vetëm nga xhelozia.

Gjykata e Qarkut e Zyrihut do ta shpallë vendimin e saj të mërkurën që vjen.