HomeLajme

Zvicër, i riu shqiptar qëllohet me thikë

Qëllohet me thikë një i ri shqiptar në Zvicër. I riu shqiptar E. A. u dërgua rreth orës 5 të mëngjesit të së dieles, në një klinikë të Cyrihut në gjendje kritike. 

Capture-124

E. A., 21-vjeç është qëlluar me thikë pa asnjë shkak nga një afrikan i moshës 23-vjeçare.

Një plagë e ka marrë afër zemrës dhe dy të tjera në bark. Duke pësuar kështu gjakderdhje të madhe deri sa ka ardhur ndihma e parë. Ndërhyrja kirurgjikale për të riun me prejardhje nga Gjilani ka zgjatur disa orë. Ai ende nuk është në gjendje të flasë, por gjendja e tij tregon se është jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur para klub diskotekës “Ivy” në St. Gallen, një lokal me frekuentim të madh të të rinjve.


TË NGJASHME