HomeLajme

Zvicër, miratohen martesat e së njëjtës gjini

Vendi i fundit në Europën Perëndimore, Zvicra ka ndryshuar ligjet për martesat e të njëjtës gjini.

Dhoma e Lartë e parlamentit votoi për të miratuar barazinë në martesë me 124 vota pro dhe 72 kundër. Si pjesë e së njëjtës paketë, qeveria miratoi një ligj që lejon çiftet homoseksuale të kenë fëmijë.

Vetëm një pjesë e vogël nga partia konservatore SVP dhe disa parlamentarë të tjerë votuan kundër legjislacionit.

Sondazhet e fundit kanë treguar se shumica e qytetarëve zviceranë janë mbështetës të martesave homoseksuale.


TË NGJASHME