HomeRajon

Zvicër/ Propozohet legalizimi i kanabisit

Një komision i Qeverisë zviceriane ka propozuar legalizimin e kanabisit.

Komisioni Federal për Çështjet e Varësisë ka thënë se përdorimi i kanabisit në Zvicër nuk ka ndryshuar aq shumë gjatë 10 vjetëve të fundit. Pavarësisht popullaritetit, përqindja e ‘përdoruesve problematikë’ është e ulët, kanë njoftuar ata.

Rreziqet e kanabisit kryesisht lidhen me sasi të mëdha të THC-së (përbërës aktivë), përdorimi nga adoleshentët, përdorimi për një kohë të gjatë, përzierja e kanabisit me duhan dhe përdorimi i kanabisit nga njerëz me probleme mendore, shkruan swissinfo, përcjell albinfo.ch.

Komisioni ka rekomanduar që Zvicra ta legalizojë atë dhe ta rregullojë tregun, duke mbrojtur shëndetin e popullsisë, sidomos të të rinjve. Ata po ashtu thanë se duhet të ketë kontrolle të caktuara në treg. Sipas tyre, kjo do të ndihmonte në kërkime shkencore dhe do ta mundësonte qasjen te disa kimikate që ndodhen në bimët e kanabisit.

Rritja dhe përdorimi i kanabisit janë të ndaluara në Zvicër. Megjithatë, çdo kush mbi moshën 18-vjeçare, nëse kapet me kanabis (në masë deri 10 gramë), do të gjobitet me 100 franga, por kjo vepër nuk do të regjistrohet në dosjen e tyre penale.


TË NGJASHME