HomeSociale

Zvicër/ Shqiptari 17 vjeçar gjendet i vdekur

Gjendet pa jetë në shinat e trenit trupi i një 17 vjeçari shqiptar. Ngjarja ka ndodhur në binarët e trenit në Oberglatt të Cyrihut, vend ku është gjetur trupi i pajetë i një të riu.

rinor-bunjaku-a-511x396

Më vonë është konstatuar se bëhet fjalë për shqiptarin 17 vjeçar, Rinor Bunjaku nga Rümlangu i Cyrihut.

Albinfo.ch nga burimet e afërta me familjen Bunjaku meson se ende nuk dihen rrethanat e sakta të aksidentit. Dihet vetëm se djaloshi është goditur nga treni dhe është gjetur i vdekur në mëngjesin e premtes, shprehet burimi.

Familja Bunjaku bën të ditur se Rinori i ndjerë do të varroset të premten, më 3 maj në orën 13.00 në varrezën “Friedhof Chilisbaum”, Ifangstrasse 100 në Rümlang.


TË NGJASHME