HomeLajmi i Fundit

Zvicër, zhduket një 4 vjeçar kosovar

Një djalë 4 vjeçar kosovar me banim në Zvicër, që nga dita e djeshme është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë.

Zeneli po luante të enjten pasdite me nënën dhe fëmijët e tjerë në një shesh lojërash në Wildegg kur papritmas u nda nga nëna, e cila menjëherë ka lajmëruar policinë, raporton “20 minuten”.

Policia dhe zjarrëfikësit nuk kanë ndalur kërkimet dje deri në mesnatë. Gjithashtu një helikopter me kamera termike të imazhit fluturoi mbi këtë zonë.

Ekziston edhe hipoteza se 4 vjeçari mund të ketë rënë në ndonjë lum apo liqen, pasi në atë zonë ka shumë të tillë.