HomeLajmi i Fundit

Zvicra heq Shqipërinë nga lista e vendeve me rrezikshmëri të COVID

Duke filluar që prej datës 8 prill, shqiptarët që do të udhëtojnë drejt Zvicrës nuk do të kenë më detyrim karantinimi në momentin e mbërritjes, kjo pasi Shqipëria është hequr nga lista e vendeve me rrezikshmëri të lartë ndaj COVID.

E vetmja gjë që do të duhet është plotësimi i një formulari digjital me të dhënat nga testi PCR i kryer jo më herët se 72 orë para udhëtimit. KJO VLEN PËR UDHËTARËT AJROR.

Sa i takon atyre që udhëtojnë në rrugë tokësore, me mjete transporti apo mjete personale do të aplikohet vetëm plotësimi i formularit digjital, pa pasur detyrimin e paraqitjes së testit negativ PCR, ndërsa ata që udhëtojnë me automjete private në rrugë tokësore nuk kanë detyrim të paraqesin asnjë nga dokumentet e mësipërme.


TË NGJASHME