HomeSociale

Zyrat noteriale, firmat e vulat vihen nga asistentët

Fiks Fare bëri një vëzhgim mbi disa zyra noteriale në Tiranë, ku vulën dhe firmën e noteres e vendosin asistentët e tyre. Ky veprim është i kundërligjshëm, pasi noteri e ka vulën personale me elementë përkatës siç janë emri, mbiemri, skema dhe vendndodhja e zyrës noteriale. Por në vëzhgimin që Fiks Fare bëri asnjë nga zyrat noteriale nuk e respekton ligjin.

Fillimisht bashkëpunëtorët e Fiksit iu drejtuan zyrës noteriale të noteres Sanja Telhallari Porja.

Në zyrën e saj ndodhet një asistente dhe bashkëpunëtori i kërkon të njehsojë dëftesën e pjekurisë. Asistentja pasi përpilon aktin futet në një cep të zyrës noteriale dhe firmos dhe vulos dokumentin, me firmën dhe vulën e noteres e më pas e dorëzon atë.

Edhe në një zyrë tjetër noteriale ndodh po e njëjta gjë. Tek notere Majlinda Demollari bashkëpunëtori i Fiksit shkon sërish për të njehsuar dëftesën e pjekurisë. Në zyrë nuk ndodhet noterja , por asistentja e saj e cila në bisedë e sipër pohon se aspiron të bëhet notere dhe aktualisht në këtë zyrë po bën stazhin 2 vjeçar. Ajo pasi përpilon dokumentin e vulos dhe firmosë dokumentin sikur të ishte ajo noterja.

E njëjta procedurë ndiqet edhe në zyrën noteriale të noterit Dritan Gjana. Bashkëpunëtori kërkon të noterizojë një kopje të dëftesës së pjekurisë dhe njëra nga asistentet e cila edhe prezantohet ia noterizon në moment. Për të vërtetuar që kjo nuk ishte thjesht një rastësi , bashkëpunëtori i Fiksit shkon edhe një ditë tjetër pranë zyrës se noter Gjanës. Kësaj radhe ai gjen në zyrën noteriale asistentet tjetër të noterit e cila edhe ajo ka dorë të lirë në vulosjen dhe firmosje e dokumenteve njësoj si noteri. Por kësaj radhe bashkëpunëtori kërkon të noterizojë një dokument për invaliditet i cili është fotokopje pasi origjinalin nuk e ka. Edhe pse e tillë asistentja pa e vërtetuar fare e firmos dhe vulos sikur të ishte origjinali.

Fiks Fare kontaktoi me kryetaren e Dhomës Kombëtare të Noterëve, znj Mimoza Sadushi, e cila në mënyrë kategorike konfirmoi se ligji shprehet qartë dhe e ndalon përdorimin e vulës dhe firmës nga persona të tjerë përveç noterit.

Zyra e noteres Sanja Telhallari Porja 
Asistentja – Ma jep pak kartën..si është kjo …….(lexon emrin e personit që ka dëftesën)
Fiksi – Sa lekë kushton?
Asistentja – 6 mijë
Zyra e noteres Majlinda Demollari
Fiksi – Ka mundësi një dëftesë dua,fotokopje një njësi me origjinalin si quhet.Nuk është shefja?
Asistentja – Jo.
Fiksi – Është shpejt besoj.
Fiksi – Sa vite ke që ke mbaruar juridikun? Ke shumë vite?
Asistentja – Në 2015
Fiksi – Shyqyr keni kap ndonjë punë se problem është.
Asistentja – Unë dua të bëhem notere faktikisht. E mbaroj tani për dy vjet. Kemi dy vjet stazh tek noteri e kemi me detyrim,pastaj aplikojmë.
Fiksi – Të bëhesh notere..
Asistentja – Epo tani përderisa e kemi marrë këtë rrugë e kemi menduar. Të jetë për ta marr më forca e marrim që nesër ,s’e kemi problem. Po s’na e jep njeri…
Fiksi – Sa lek do të jap unë?
Asistentja – 5 mijë lekë.
Fiksi – Faleminderit.
Asistentja – Mirupafshim.

Zyra e noterit Dritan Gjana 
Fiksi – Kam një dokument te invaliditetit..
Asistentja – Ku e ke origjinalin?
Fiksi – Origjinalin unë ja kam çuar atyre. Për të marrë pensionin. Si mund të bëjmë,s’ke faj.
Asistentja –Më jep një kartë identiteti.
Fiksi – Ti je noteria apo punon ?
Asistentja – Unë punoj për noterin.
Bashkëpunëtori i Fiksit shkon një ditë tjetër në zyrën e noterit Gjana
Fiksi – Kam një dëftesë për të noterizuar.
Asistentja – Ma jep pak dhe kartën. Unë jam asistentja e noterit.


TË NGJASHME