HomeSport

Zyrtare, Arijanit Muriç huazohet te Nottingham Forest

Arijanit Muriç, portieri i Kombëtares së Kosovës, do ta vazhdojë karrierën te Nottingham Forest në Championship anglez.

Muriç do të jetë pjesë e Nottingham Forest në formë huazimi nga Manchester City. Lajmi, është konfirmuar edhe nga një postim i bërë në faqen zyrtare të klubit anglez. Në këtë mënyrë Muriç do të fitojë më shumë eksperiencë dhe më shumë minuta për të luajtur.

Muriçi ishte portieri i dytë te kampionët në fuqi të Premier Ligës në sezonin e kaluar, teksa tashmë do të provojë një eksperiencë të re te 2 herë fituesit e Champions League.

Shqiptari i Kosovës, në të kaluarën ka qenë pjesë edhe holandezëve të NAC Bredës, teksa huazimi te Nottingham Forest është një mundësi e artë për të treguar veten. Gardiani 20-vjeçar është portier titullar edhe te përfaqësuesja e Kosovës.


TË NGJASHME