HomeShowbiz

Zyrtare/ As Isli as Ori Nebiaj, mësohet se kush do të jetë moderatori i ri në “Wake Up”

Sot faqja zyrtare e emisionit “Wake Up” në Instagram ka njoftuar se jo vetëm Ori Nebiaj por as Isli Islami nuk do të jenë më prezantuesit e tij duke nisur që nga shtatori. Me fillimin e sezonit të ri televiziv në moderimin e programit do të jetë Blendi Salaj, që njëherësh është edhe autor i këtij programi.

Para disa javësh, Ori Nebiaj pohoi zërat se nuk do të jetë më pjesë e “Wake Up”, teksa në një intervistë u shpreh: “Po them se do të zgjohem pak më vonë. Topi ka plane për vete, duke na pasur ne normalisht që ecin paralelisht.”

Gjatë verës Orin e kemi parë në bashkëmoderim me Flor Gjinin në emisionin “Pushime On Top”, ndërsa flitet që në shtator do jetë në moderimin e Përputhen.


TË NGJASHME