HomeSport

Zyrtare: Balotelli i bashkohet Marseille

Olympique Marseille e ka zyrtarizuar transferimin e Mario Balotellit nga rivalët e Ligue 1, Nice, me kontratë deri në fund të sezonit

Marrëveshja është konfirmuar me një deklaratë në faqen zyrtare të Marseille.

28 vjeçari do ta vesh numrin 9 në fanellë për skuadrën e Rudi Garcias për pesë muajt e ardhshëm dhe pritet që të fitojë katër milionë euro.

Balotelli ju bashkua Nice në verën e 2016-ës ku e riktheu formën, shënoi 43 gola dhe e përfundoi ekzilin e tij duke u ftuar në kombëtaren e Italisë.

Megjithatë, ish sulmuesi i Interit, Milanit, Manchester Cityt dhe Liverpool nuk ka arritur që të shënojë asnjë gol në urdhrat e trajnerit të tij më të ri, Patrick Vieira këtë sezon


TË NGJASHME