HomeSociale

Zyrtare: Edhe Princi Charles i prekur nga koronavirusi

Koronavirusi, nuk kursen askënd. Nga Anglia, vjen lajmi se edhe princi Charles është prekur nga COVID-19. Lajmi është bërë i ditur nga shtëpia e Princit të Uellsit, teksa konfirmohet se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

Princi Charles 71-vjeçar dhe gruaja e tij Camilla 72-vjeçare janë vetëizoluar edhe pse kjo e fundit ka rezultuar negative në testin e kryer. Princi po i kryen të gjitha detyrat e tij, duke punuar nga shtëpia.

“Nuk është e përcaktuar se nga kush mund ta ketë marrë virusion princi, për shkak të angazhimeve të shumta të ditëve të fundit”, thuhej në deklaratën e Shtëpisë Clarence.


TË NGJASHME