Lajme Sport

Zyrtare/ Ekipi i famshëm italian shpall falimentimin

Skuadra e famshme italiane Palermo, zyrtarisht ka falimentuar, duke u mbyllur përfundimisht si klub futbolli. Mëngjesin e sotëm, Gjykata në Palermo, pranoi kërkesën e prokurorisë, duke shpallur falimentin për ekipin sicilian.

Prej kohësh, kriza ekonomike që ka mbërthyer Italinë, kishte ndikuar edhe në ecurinë e klubit. Në këtë mënyrë, u deklarua edhe falimentimi i Palermo Calcio. Edhe pse djali i ish-presidentit të klubit Mauro Zamparini, Andrea ofroi 10 milionë euro për kreditorët, kjo ofertë nuk u mor parasysh. Borxhet e kompanisë janë të larta dhe vonesat në pagat e lojtarëve dhe stafit të ekipit sollën këtë situatë.

Shpallja e falimentimit, dop të ndikojë negativisht edhe në procesin gjyqësor të ish-presidentit Zamparini, i cili do të përballet edhe me një akuzë të rëndë, siç është mashtrimi. Zamparini akuzohet se ka falsifikuar dokumentat e kontabilitetit për të fshehur falimentimin e klubit.

Related posts

Preku zemrat e shqiptarëve me apelin e saj, ndërron jetë në Turqi, 15-vjeçarja me sëmundjen e rrallë

Mila

Parashikimi i motit, 23 Prill 2019

Xhensila Gotanews

Vrasja e dyfishtë në Fier, Gjykata merr vendimin e vështirë

Mila
Na Kontaktoni!