HomeSport

Zyrtare, Ertrit Berisha largohet nga Atalanta, ja ekipi i ri i portierit shqiptar

Pas 3 sezoneve te Atalanta, Ertrit Berisha ka vendosur të largohet përfundimisht nga ekipi bergamask.

Berisha do të largohet Atalanta, por do të vazhdojë të luajë në Itali dhe Serie A. Portieri i Kombëtares shqiptare ka pranuar ofertën e Spal, skuadër e cila i plotësoi kushtin e vetëm që portieri kishte, atë të qënit titullar.

Berisha u transferua nga Atalanta te Spal në formë huazimi me të drejtë blerje nga Spal në fund të sezonit. Berisha e kishte të pamundur të konkurroj Gollin te Atalanta duke marrë këtë vendim të rëndësishëm për karrierën e tij.

Pas Lazios dhe Atalantas, Spal është ekipi i 3-të në Serie A për Berishën.


TË NGJASHME