HomeSport

Zyrtare: Fatjon Isufi firmos për 2 vite me Partizanin

Partizani po lëviz në merkato për të përforcuar skuadrën me elementë cilësorë në mënyrë që trajneri Gega të ketë një grup të kompletuar për t’i udhëhequr të kuqtë drejt titullit kampion.

Edhe pse u përfol se afrimi i parë i Partizanit në merkaton e dimrit do të ishte Dilaver Duka, mesa duket lëvizja e parë e Partizanit vjen nga Maqedonia.

Fatjon Jusufi është zyrtarisht futbollisti më i ri Partizanit për pjesën e dytë të këtij sezoni. Mesfushori me tipare sulmuese ka arritur marrëveshjen me drejtorin teknik të 15-herë kampionëve Olsi Rama për një kontratë 2-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Prej 5 sezonesh 23-vjeçari ka qenë pjesë e Renovës teksa në këtë kampionat numëron 14 paraqitje dhe dy gola të realizuar në kampionatin maqedonas.

Jusufi mund të aktivizohet në të dy krahët e repartit të avancuar por edhe si sulmues i dytë. Jusufi ishte pjesë e Renovës, pasi te kjo skuadër ka hedhur hapat e parë në karrierë duke filluar që nga mosha 9-vjeçare. Pak ditë më parë ai konfirmoi largimin nga skuadra tetovare pasi i përfundoi edhe kontrata.

Jusufi pasi është prezantuar në ambientet e klubit të kuq i është bashkuar menjëherë skuadrës për të nisur përgatitjet në Antalya të Turqisë.


TË NGJASHME