HomeSport

Zyrtare: Fituesi i Kupës së Botës me France i bashkohet Bayern München

Pas shumë spekulimeve gjatë kohës së fundit, kampioni gjerman, Bayern München, e ka konfirmuar transferimin e mbrojtësit anësor të France dhe Stuttgart, Benjamin Pavard. Ai do t’i bashkohet skuadrës gjermane në korrik të këtij viti.

Këtë transferim e ka konfirmuar drejtori sportiv i klubit gjerman, Hasan Salihamidži?. Për ta arritur marrëveshjen me Stuttgart, drejtuesit e Bayern München u detyruan t’i shpenzojë 35 milionë euro.
“Mund ta konfirmojë se Benjamin Pavard do t’i bashkohet skuadrës tonë përmes një marrëveshje pesëvjeçare që nga 1 korriku 2019”, ka thënë Hasan Salihamidži?.

Benjamin Pavard, i cili njihet për pasimet e tij të mira, i refuzoi shumë oferta nga klube të mëdha evropiane gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar pasi që besonte se i kishte borxh Stuttgart.

Megjithatë, tani që ka kaluar pjesa e parë e sezonit, Stuttgart rrezikon të bie nga Bundesliga. Për të mos rrezikuar të luajë në nivelin e dytë të futbollit në Gjerman, Bundesliga 2, Benjamin Pavard ka arritur marrëveshje me Bayern München për një transferim në fund të sezonit.


TË NGJASHME