HomeSport

Zyrtare, Frank Lampard trajneri i ri i Chelsea

Zyrtarisht Frank Lampard është trajneri i ri i Chelsea. Lampard është kthyer sërish në ‘Stamford Bridge’, aty ku kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij si futbollist. Në këtë detyrë, ai do të zëvendësojë Maurizio Sarri, i cili u largua në Itali te Juventus.

Lampard vjen si trajner i Chelsea, pas një eksperience që pati po në Angli me skuadrën e Derby County. Nën drejtimin e tij, Derby County, u rendit në vendin e gjashtë në Premier League.

Emërimi në krye të klubit londinez është një detyrë sfiduese për Lampard, i cili do të konkurrojë këtë vit edhe në Champions League.

Lampard ka luajtur për Chelsea për plot 13 vite dhe është një prej lojtarëve emblematikë të klubit. Legjenda e Chelsea ka arritur të fitojë tre Premier League, një Champions League dhe një Europa League.



TË NGJASHME