Zyrtare: Kevin-Prince Boateng i bashkohet Barcelonës

Barcelona ka njoftuar edhe zyrtarisht se Kevin-Prince Boateng i është bashkuar klubit të hënën.
Klubet kanë arritur marrëveshje huazimi në vlerë 2 milionë euro, me Barcelona ka opsion për ta blerë Kevin-Prince Boateng pastaj për 8 milionë euro tjera në fund të sezonit.
Të hënën në mëngjes doli lajmi i bujshëm se Boateng tashmë kishte arritur marrëveshje me Barcelonën. Ish-sulmuesi i Milan nuk humbi kohë ta thumbojë Real Madrid dhe ta konfirmojë lajmin.
“Barçë, po vij!”, ka thënë 31-vjeçari për gazetarin e Sky Sport Italia Fabrizo Romano.
“Jam i trishtuar që do ta lë Sassuolon, por kjo është një mundësi e madhe. Mos më pyesni për Real Madrid… është thjesht e kaluara!”, shtoi ai.
“Dua thjesht të përqendrohem në Barcelonën dhe shpresoj të shënoj në Bernabeu në El Clasicon e radhës”,