HomeSport

Zyrtare: Milan shkarkon Marco Giampaolo

Zyrtarisht, Marco Giampaolo nuk është më trajner i Milan. Ka qenë vetë klubi kuqezi që nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, ka treguar për largimin e Giampaolo. Pas vetëm 7 javësh kampionat, rezultatet e dobeta kanë bërë që drejtuesit e Milan të marrin këtë vendim.

“AC Milan komunikon se ka shkarkuar nga detyra e trajnerit të skuadrës së parë Marco Giampaolo. Klubi dëshiron të falënderojë Marcon për punën e kryer deri më tani dhe i uron sukseset më të mira profesionale,” shkruan skuadra kuqezi. Aktualisht pritet njoftimi i radhës, ai i emërmit të Stefano Piolit në krye të ekipit, i cili fitoi balotazhin me Luciano Spaletin.


TË NGJASHME