HomeShowbiz

Zyrtare, ndahen Channing Tatum dhe Jessie J

Channing Tatum dhe Jessie J janë ndarë sërish, vetëm dy muaj pasi i dhanë një tjetër shans lidhjes së tyre. Dyshja kanë kaluar një lidhje me ulje ngrite dhe në janar vendosën të ribashkoheshin, për ti dhënë një tjetër shans romancës së tyre, por mesa duket kjo gjë nuk ka funksionuar.

Sipas “The Sun”, ndarja mes çiftit ishte miqësore dhe të dy vazhdojnë të kenë kontakt me njëri-tjetrin.

Aktori 39-vjeçar u ribashkua me këngëtaren në janar, pasi finalizoiu edhe ndarjen nga ish-gruaja Jenna Deëan. Gjërat nuk funksionuan dhe tani të dy duhet të shijojnë jetën si beqarë.


TË NGJASHME