HomeSport

ZYRTARE/ Ndryshon vendi ku do të luhet finalja e Champions League me 29 maj

UEFA ka marrë sot vendimin për ndryshimin e destinacionit të finales së Champions League për këtë sezon.

Kështu finalja nuk do të luhet në Stamboll siç ishte vendosur prej kohësh, por në Porto.

Në mbledhjen e sotme UEFA ka vendosur që finallja mes Machester City dhe Chelsea të luhet në Porto, Portugali, dhe të pranishëm do të jenë 6 mijë tifozë.

Ndërkohë që data e përballjes vijon të jetë e njëjtë, 29 maj.

Vendimi për ndryshimin e destinacionit erdhi pasi Turqia po shënonte një rritje të rasteve të Covid-19 dhe ishte e pamundur që tifozeria angleze të udhëtonte drejt Stambollit.


TË NGJASHME