HomeSport

Zyrtare/ Përfundon aventura e Pogba te Manchester United

Siç është përfolur shumë, aventura e Paul Pogba te Manchester United, mund të përfundojë në fund të këtij sezoni. Zhgënjimet e shumta edhe këtë sezon, kanë bërë që ylli francez të vendosë, të ndërrojë sërish ambient. Asnjë titull i rëndësishëm i fituar dhe pikëpyetja për pjesëmarrjen në Champions League, ka bërë që Pogba të lajmërojë klubin dhe shokët e skuardës për largimin e tij. Sipas gazetës franceze LEquipe, Pogba, është shprehur se ky është sezonin i fundit në “Old Trafford”.

“Reali është një ëndërr për të gjithë lojtarët”. është shprehur para disa kohësh Paul Pogba. Reali duket se është destinacioni i preferuar i Pogba dhe këtu hyn në lojë trajneri i Realit, Zidane. Zidane, është përcaktues në këtë transferim pasi duhet vetëm miratimi i tij. E vetmja gjë që qëndron mes kësaj tratative, është dëshira e francezit për të fituar Champions League.

Në Madrid, tanimë Champions League, nuk është më një detyrim moral dhe këtu hyn në lojë Juventusi. Duke qenë se Reali, ka fituar aq shumë trofe vitet e fundit, sa Champions nuk është më në top listën e tyre. E ndryshe, është situata në Torino, ku Juventusi po bën gjithçka mundet për të fituar Champions League. Veç kësaj në kampin bardh e zi, Pogba do të gjente edhe Cristiano Ronaldon, një futbollist për te cilin, ai ka shprehur gjithmonë admirim.

Për momentin, e vetmja gjë që është e sigurtë, është se Pogba do të largohet, por se cili është destinacioni i tij , Juventus apo Real, ende nuk dihet. Një tjetër, avantazh që Reali ka është edhe pjesa ekonomike. Aktualisht, Pogba paguhet plot 20,6 milionë euro në sezon, një pagë relativisht e lartë, por që Reali mund ta plotesojë.


TË NGJASHME