HomeSport

ZYRTARE/ Reali mposht Barcelonën në merkato, firmos me sulmuesin e talentuar

Reali i Madridit ka zyrtarizuar blerjen e parë për vitin 2019-të. Skuadra merengues ka fituar duelin me Barcelonën në merkato, duke firmosur me sulmuesin e talentuar Mohamed Mizian.

18-vjeçari është me origjinë marokene dhe shihet si një talent tepër premtues. Ai u kërkua me ngulm edhe nga drejtuesit katalanas, por oferta e madrilenëve bindi sulmuesin për t’u transferuar në Madrid.

Miziani ishte pjesë e Melila në Ligën e Tretë spanjolle teksa do të vijojë karrierën në Madrid. Marokeni do të jetë fillimisht pjesë e Kastija, skuadrës së dytë të madrilenëve, me shpresën që do të arrijë të bindë trajnerin Solari për t’u bërë pjesë e skuadrës së parë.


TË NGJASHME