HomeSport

Zyrtare: Rei Manaj lojtar i Barcelonës, ja data e prezantimit

Rei Manaj do të jetë një lojtar i Barcelonës B. Sulmuesi shqiptar do të udhëtojë ditën e premte për të kryer vizitat mjekësore dhe më pas do të firmos me klubin spanjoll. Barcelona B militon në ligën e 3-të spanjolle dhe Manaj do të jetë afrimi i parë në këtë merkato.

Mediat spanjolle raportojnë se shqiptari do të jetë në vëmendje edhe të ekipit A, duke parë dëmtimin e rëndë të Suarez që do të qendrojnë për rreth 4 muaj jashtë fushave. E premtja pritet të jetë dita ku do të bëhet edhe zyrtarizimi i tij në Barcelonë.


TË NGJASHME