HomeSport

Zyrtare/ UEFA, merr vendimin për zhvillimin apo jo të aktiviteteve futbollistike

Zyrtarisht, UEFA ka vendosur të ndëpresi aktivitetet futbollistike, përfshi këtu Champions League dhe Europa League. Kjo gjë vjen si masë parandaluese për përhapjen e coronavirus-it.

Deri më tani edhe në disa prej klubeve më të mëdha në Europë, si Real Madrid, Juventus, Manchester City, Arsenal apo Chelsea, janë shënuar rastet e para të të prekurve me coronavirus.

Ndërkohë edhe eventi më i rëndësishëm i vitit, “Euro 2020”, po shkon drejt shtyrjes. Ky kompeticion, bëhet me dije se do të zhvillohet ose gjatë vjeshtës ose në vitin 2021.

Deklarata e UEFA:

“Në dritën e zhvillimeve për shkak të përhapjes së COVID-19 në Europë dhe vendimeve të ndërlidhura të marra nga qeveri të ndryshme, të gjitha ndeshjet e garave të klubeve të UEFA-s të planifikuar javën e ardhshme janë shtyrë.

Kjo përfshin pjesën e mbetur të UEFA Champions League, raundi 1/16 të ndeshjeve të dyta të planifikuara në 17 dhe 18 Mars 2020. Të gjitha ndeshjet e UEFA Europa League, raundi i 1/16 ndeshjeve të dyta të planifikuara në 19 Mars 2020. Të gjitha UEFA Youth League, ndeshjet çerekfinale të parashikuara në 17 dhe 18 Mars 2020.

Vendimet e mëtejshme se kur do të zhvillohen këto ndeshje do të komunikohen në kohën e duhur. Si pasojë e shtyrjeve, shortet e UEFA Champions League dhe UEFA Europa League, të planifikuar për 20 Mars, janë shtyrë gjithashtu.

UEFA dje ftoi përfaqësuesit e 55 shoqatave të saj anëtare, së bashku me bordet e Shoqatës Evropiane të Klubeve dhe Leagues Evropiane dhe një përfaqësues të FIFPro, në një takim video-konferencash të martën 17 mars për të diskutuar përgjigjen e futbollit Evropian ndaj shpërthimit.”


TË NGJASHME