HomeLajme

Zyrtare: Vetëm 3 kandidat aplikojn për kryeprokuror të përkohshëm

Thirrjes se Komisionit të Ligjeve për të aplikuar për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm, 3 orë përpara përfundimit të afatit të vendosur nga ky komision i janë përgjigjur vetëm 3 kandidatë.  Prokurorët që kanë dorëzuar dokumentacionin e kërkuar pranë Kuvendit janë Ferdinand Elezi, Arta Marku dhe Arqile Koça. Elezi është drejtues i Prokurorisë së Apelit në Durrës që prej 2013, Marku është prokurore pranë Prokurorisë së Shkodrës dhe ka drejtuar Task-Forcën në këtë organ në 2016, ndersa Arqile Koça aktualisht prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, në drejtorinë e kontrollit të hetimit. Afati i fundit i vendosur për të pranuar dokumentacionin nga prokurorët që kanë interes është ora 18:30 e kësaj të marte. Me pas kandidatët do të thirren në seanca degjimore dhe lista me prokurorët që plotësojnë kriteret do t’i çohet për votim parlamentit.


TË NGJASHME