Lajme Politikë

Zyrtari hungarez: Shtyrja e negociatave me Shqipërinë është …

Sekretar Shteti në Ministrinë e Jashtme të Hungarisë, Levente Magyar e konsideron katastrofike mundësinë e shtyrjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Është katastrofike që Bashkimi Evropian ka vendosur të shtyjë më tej hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut” është shprehur Levente Magyar.

“Me vendimin e saj, BE po kërcënon paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ka humbur dhe ka shkatërruar plotësisht besueshmërinë e saj në sytë e të dy vendeve”, u tha Levente Magyar gazetarëve hungarezë pas një takimi të ministrave të Jashtëm të BE-së.

Magyar theksoi se Budapesti do të bëjë gjithçka për të reaguar, me ndihmën e Komisionerit për Zgjerim, kundër ndaj çdo zhvillimi negativ në Ballkanin Perëndimor nëse BE dështon me negociatat.

Hapjen e negociatave me dy shtetet ballkanike, Hungaria e konsideron të rëndësishme edhe për parandalimin e valëve të refugjatëve që vijnë nga jugu i Evropës.

Vendimi për Tiranën dhe Shkupin nuk është zyrtarizuar ende, por me interes priten zhvillimet që do të pasojnë pas takimit të sotëm midis Angela Merkel dhe Emmanuel Macron.

Related posts

A është dashuri e përjetshme! Ja si ta kuptoni

alba

Reagimi i Oktay: SHBA të vendosë, aleate e Turqisë ose…

Anxhela news

Dorëheqja e Ramës?/ Flet Kryemadhi

Mila
Na Kontaktoni!