HomeShowbiz

Zyrtarisht, ky është pjesëtari më i ri i grupit “PINT”

Pjesëtari më i ri i grupit “Pint” të Mc Kreshës dhe Lyrical Son, është bërë këngëtari Art Abazi.

Në llogarinë e tij në Instagram, Arti ndau një foto me Kreshën, duke dhënë kështu edhe lajmin e bukur.

“Zyrtarisht PINT”- shkroi këngëtari krahas fotos, duke marrë urime të shumta nga ndjekësit e tij.

View this post on Instagram

Officially P.?.N.T

A post shared by Art Abazi (@art_abazi) on


Më herët, Arti ka sjellë edhe një bashkëpunim të suksesshëm me Mc Kreshën, të titulluar “Enigmë”.

Vetëm dy muaj më parë, një tjetër këngëtar iu bashkua PINT.

Lluni (Laert Zymeri) është 23-vjeçari nga Kosova dhe njihet si një ndër reperët më të rinj në moshë.

View this post on Instagram

???

A post shared by FRESCO BARZ ??????????? (@lluni96) on


TË NGJASHME