HomeSport

Zyrtarisht largohet nga Inter, ja ekipi i ri i Mauro Icardi

Tani është gjithçka zyrtare, Mauro Icardi largohet përfundimisht nga Inter në drejtim të Paris Saint Germain.

Pas disa muajsh përplasje me drejtuesit e Inter, Icardi më në fund ka arritur të gjejë rrugën e largimi nga klubi që e kishte cilësuar “të padëshiruar”. Vetëm në orët e fundit të merkatos, Inter dhe PSG, gjetën gjuhën e përbashkët për transferimin e sulmuesit argjentinas. Përpara se të largohej nga Milano, Icardi ka rinovuar kontratën me klubin ziklatër dhe për një tjetër vit. Në këtë mënyrë Inter shmangu largimin e tij me parametra zero.

Gjatë ditës së sotme, bashkë me gruan-agjente të tij, Wanda Nara, ai udhëtoi drejt Parisit, për të kaluar vizitat mjekësore e për të firmosur kontratën. Kontrata e tij do të jetë 5-vjeçare me parizienët, ku paga do tëe jetë 8 milionë euro, por që me bonuset mund të shkojë deri në 10 milionë euro.

PSG e ka marrë në huazim për 5 milionë euro nga Interi, dhe praktikisht do ta ketë nën kontratë për një sezon, por nëse ushtron të drejtën për ta blerë për 65 të tjera, atëherë do të hynë në fuqi edhe katër vitet e tjera të kontratës së argjentinasit.

Icardi gjatë prezantimin në një intervistë për faqen zyrtare të klubit, u shpreh:

“Falënderoj PSG për besimin që tregoi. Do të bëj gjithçka për ekipin tim të ri për të shkuar sa më gjatë në të gjithë kompeticionet. PSG është shndërruar në një klub të madh në futbollin botëror që mbledh futbollistët më të mirë në qarkullim. PSG është një klub me shumë ambicie dhe jam i bindur se ekzistojnë të gjitha mundësitë për të shkuar sa më larg. Mezi pres të zbuloj “Parkun e Princave”, një stadium i famshëm dhe i bukur”.


TË NGJASHME