HomeModa

Zyrtarisht: Meshkujt me mjekër janë më joshës

Duke u bazuar në një studim të bërë nga një gazetë me nam, e cila ka pyetur rreth 8,500 gra për të vlerësuar meshkujt me dhe pa mjekër si të dashur potencialë.

Meshkujt ishin fotografuar me fytyrë të pastër, 5 ditë,10 ditë dhe katër javë pasi kanë hequr mjekrën.

Rezultatet ishin mahnitëse: secila femër kishte preferuar meshkuj me qime në fytyrë. Ata me qime më shumë në fytyrë kanë marrë vlerësime më të larta për joshje më të madhe fizike.

Mjekra e meshkujve na lidhet me moshën dhe dominimin social të tyre.

Një teori, që studimi e përkrah, është:

“Mjekra mund të jetë më joshëse për femrat në lidhje afatgjata sesa ato afatshkurta, sepse tregon aftësinë për të konkurruar shoqërisht me meshkuj të tjerë”.


TË NGJASHME